Dashni duhet me t'lon !
Dashni duhet me t'lon..
Besom, s'ësht e leht për mu...
Por jeten ma ke shkatru..
T'lutem mos m'urre... unë akoma t'du..
Ama kur truri dëgjoi zemrën,
Un smujta mo me e përballu...
E di që m'do..
E di se t'njoh..
Ti mund të ikësh,
E të kthehesh nëse do.
Por edhe nëse të dua,
S'do të të pres, më beso...
A thu është e lehtë kjo dhimbje e gjallë ?
Kaq pranë të dy, dhe tashmë të ndarë ?
Dashni duhet me t'lon...
Se duroj dot zemrën tënde,
që veç më mashtron...
Por s'do të iki përgjithmonë.
Jo , jo ... zemra akoma t'don.
Do të kthehem një ditë...
E di që do të jetë vonë...
E di çfarë ? Trembem të shoh,
Sesi dora jote, një tjetër femër ledhaton.
Por mos u frikso...
Askush s'do të më njohi...
Mjafton të shoh, sesi zemra e saj,
Zemrën tënde ngroh...
E atëher Dashni... Atëhere po do të të lë.
Sepse !
Sepse kur mendoj për ty...
Ndonjëherë qesh...Ndonjëherë qaj...
Ndërsa ndonjëherë nuk gjej fjalë të të përshkruaj.
Të mendoj sa herë që marr frymë...
Sepse ndonjëherë të humb...Ndonjëherë të gjej...
Ti je ënderra e cdo natë, e shpresa e cdo dite...
Dua të dashurohem më shumë me ty,
edhe kur Ti gris në qetësi dashurinë, krenarinë dhe faljen time...
Sepse ndonjëherë më Do... E ndonjëherë më Urren...
Ndonjëherë më shtyn...Ndonjëherë më përqafon...
Sepse ti gjen jetën time tek duart e tua..
Nuk ka kohë per t'u menduar...
Beso në betimet e mia, dhe më kupto pa folur...
Dhe pse është shumë vonë...
Femër !
Kjo qënie kaq e shenjtë, e brishtë e me vlera të larta.
Një qënie që mban të gjithë peshën e jetës në cdo hap që hedh.
Ajo krijon, ajo dashuron, rrit, dhuron,
ajo fshihet pas cdo suksesi.
Të lutem, JETO !
Mos e kthe kokën mbrapa, mos u trishto për ditët dhe vitet që le pas.
Të lutem, Merr frymë thellë, dhe mendo për të ardhmen.
Pasqyro dashurinë tënde dhe dhuro përkedheljen që vetëm ti mund ta japësh.
Vetëm ti mund të qeshësh dhe atëherë kur shpirti të qan nga dhimbja,
Të flasësh dhe kur nuk ke asgjë per të thënë,
Të heshtësh dhe atëherë kur kërkon të bërtasësh.
Ti gjithmonë ia ke dalë e vetme, pa u mbështetur tek askush.
Madje, le ta pranojmë që ke qen TI shpatulla,
ku kanë gjetur mbështetje dhe meshkujt më të suksesshëm të botës.
Kjo pra është Femra !
Kjo je TI !
Ajo që ka botën në duar ,
Ku pa të asgjë s’është e mundur.
Të lindësh femër është fat.
Shfrytëzoje.
Edhe njëherë .. !
Një ditë do të të kujtohem unë.. por do jetë tepër vonë.
Do të të dridhet trupi duke menduar sesi të më takosh përsëri,
të më flasësh edhe një herë... ndoshta dhe të kthehemi si dikur..
Mendon se mund të marr edhe një puthje ?
Shpresoj që kur të themi sërisht "edhe njëherë", të zgjas në përjetësi ...
Shpresoj... Shpresoj që mos të të lë më kurrë të ikësh.
Por JO !
Nuk ka me "edhe njëherë"
Sepse të njoha kur cdo gjë ishte e re dhe emocionuese.
Dhe ashtu jan akoma...
Për ty... Për mua...
Por jo për NE .
Thonë që kur gjërat thyhen, edhe mund të rregullohen sërisht..
Por kjo nuk ndodh me zemrën...
Zemra nuk thyhet, ajo shkatërrohet...
Dhe është pikërisht ai momenti kur ti e rrethon atë me mure të mëdha... Muret e dhimbjes..
Ku ti zemra ime nuk mund të futesh dot.
Por edhe nëse ia arrin, ti përsëri do të dilje i thyer nga aty...
Sepse aty jeton dikush tjetër..
Dikush që më bëri të besoj sërisht në dashuri, dhe me kthehu gjysmën e asaj zemre që ma humbe ti..
Jo zemër jo, ne nuk u larguam nga njëri tjetri..
Por u Rritëm !
​
Dashni duhet me t'lon 2 !
Te pash atë ditë pranë saj
Pranë dashurisë tënde të re.
Arrij të lexoj lumturinë që përshkronin syt e tu
teksa ngroheshe nga përqafimet e saj..
Pa kuptuar, më rrodhën disa pika lot ,
nuk e di përse..
Mbase akoma të dua ?
Apo ndoshta më mungoje ?
Jo... asnjëra nga këto..
Por sepse sa herë që grindeshim, aq herë i uronim njeri tjetrit lumturinë me dikë tjetër..
Aq sa zoti na pranoi lutjet...
Qaj, sepse nuk do ti kryqëzojme më gishtat bashkë,
Por...jam e lumtur që më në fund gjete lumturinë tënde...
E sic të pata premtuar dashni, tani duhet të të lë..
Të kam ëndërruar !
Të kam ëndërruar...
​
Cdo ditë e më shumë kam pritur për ty.
Kam pritur për ata dy sy të vegjël kur ngadalë mbyllen,
e vjedhurazi më dhurojnë një buzëqeshje të ëmbël.
​
Kam ëndërruar të numëroj orët nën qerpikët e tu,
E të ndjej parajsën të mbështjellë në krahët e mi.
​
Mbase do të zihemi, madje dhe mund të shahemi,
Por në fund do përqafohemi, do puthemi, e do ti themi të gjithë botës që NE DUHEMI.
​
Dhe nëse mijëra probleme na dalin përpara,
të premtoj që askush e asgjë sdo e shuaj zjarrin që ne bashkë kemi ndezur.
Le të digjemi të dy në flakët e dashurisë tonë zemër.
​
Le ti tregojmë dhe hënës, e të na ketë zili.
Sepse në tokë është një buzëqeshje që shkëlqen më shumë, dhe atë e ke TI.
Dashuria !
... një ndjenjë aq e vështire për tu përkufizuar.
Pothuajse e pamundur...
Në wikipedia, dashuria shpjegohet si një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme.
Për disa të tjerë dashuria është ëndërra më e bukur, por që rrallë herë bëhet realitet...
Disa thonë se dashuria është thjeshtë një gënjeshtër e bukur...
E të tjerë, Dashurinë e krahasojnë dhe me lulen,
E cila të gëzon për aromen dhe ndjesinë që të jep kur e sheh, por kur ajo vyshket, të vret shumë, pasi nuk mund ta mbjellesh me kurre te njejten...
Dashuria... lumturia e dikujt tjetër, para tëndes...
Kjo ndjenjë kaq e komplikuar... që për disa është dhimbje, për disa gëzim, gënjeshtër, e për një pjesë tjetër është ëndërr.
Ndërsa për mua...
Dashuria... je TI !
Sikur !
Sikur zemrën t'ma hiqnin..
Përsëri ty do të dashuroja...
Sikur sytë të mi verbonin,
Përsëri ty do të shikoja..
Sikur duart t'mi shkurtonin,
përsëri për ty do të shkruaja...
Sikur trurin t'ma shkatronin,
Ti do të ishe përsëri në mendimet e mia...
Edhe veshët po t'mi shurdhonin,
nuk do më bënin ndonjë dëm,
Sepse përsëri do të dëgjoja çdokënd që shqipton emrin tënd...
Por edhe sikur të vdisja që sot..
atje lart, përsëri, shpirti im për ty do të vuaj...
T'gjitha këtyre i kisha mbijetu ,
Sikur ta dija që ndjenjën time ti e ke përjetu !!
Me Lër !
A mund të të pyes për dicka ?
Me cfarë të drejte mi zapton ëndërrat?
Me c'të drejtë më shton dëshirën me jetu?
A mund të më lësh sërisht në vetminë time?
Më hidh në të njëjtën humnerë që më gjete.
Më lër të jetoj pa ëndërra.
Pa atë buzëqeshjen që vesh fytyra ime sa herë që mendoj për ty.
Ose...Më mire JO.
Prit...Mos ik..
Sepse kam harruar si të jetoj ashtu.
Mos ik, sepse e nesërmja premton shumë...
Aty mund të fluturojmë të dy krahë për krahë,
në një qiell blu..
Njëjte si sytë e tu
Kthim !
Të gjithë kthehen një ditë..
Pikërisht atëherë kur ti nuk i mendon më dhe fillon të hecesh përpara.
Atëherë kur ti nuk shpreson më.
Nuk e di nëse ti u ktheve sepse ishe penduar, apo për të më lenduar sërisht ?
I dham fund disa herë, e fund kurrë nuk pamë.
​
A të kujtohet sesi erdhe ne jetën time dhe ngjalle cdo emocion ?
Më dhurove lumturi, më bëre të ënderroj,
më dhe jetë.... dhe ne fund me the
" Mësohu të jetosh pa mua..Do të mbetemi shokë "
Por jo .. Mos e harro...
Dashuria nuk kthehet kurrë në miqësi..
Ndërhyjne kujtimet.
​
Do të kthehesh sërisht një ditë e di.
Por nuk do të më njohësh më, besomë.
E di përse ?
Sepse dikush do të më ketë ndryshuar..
Dhe pikërisht atë ditë, do të shikosh mbrapa në të kaluarën
dhe do kuptosh se ajo vajza e vjetër, vërtet të donte.
ashensori i zemres !
Ndjej se më mungon dicka, a mbase dikush.
Ndoshta një ndjenjë, ose një shpresë...
Sa mirë do ishte sikur të mund të ngadalsonim proceset e jetës.
Të mund të shpejtonim orët e dhimbjes, e lumturinë ta shijonim në slow motion.
Lidhja jonë është si një bisedë telefonike, më dikë që të lë në pritje
duke thënë: "Mos e mbyll"
E unë nuk e di nëse ti do të rikthehesh në linjë për pak, nëse do të vonohesh,
apo nëse ka rëne linja e unë po humbas kohën duke të pritur...
Por sidoqoftë e vërteta, e di që ti do të më çmontosh pjesë pjesë,
duke më bindur që unë isha e gjitha një gabim.
Por pas një zhytjeje të thellë pa frymë nën ujë, gjeta pak ajër, reflektova.
Ti je shumë i rëndësishëm për mua, e mbase dhe unë për ty..
Njëjtë si dielli dhe hëna..
Që nuk mund të ndricojnë dot të dyja njëkohësiht.
Duhet patjeter njëra të largohet...
Si në ashensor, që ndonse ne shkojmë në drejtime të ndryshme,
jemi të paracaktuar që për një çast të qëndrojmë të gjithë në të njëjtin drejtim.
Ashensori i zemrës time ka ndaluar dhe mendoj se ka ardhur koha që ti të zbresësh, e unë të vazhdoj në drejtimin tim,
sepse më pret një lartësi e madhe për të ngjitur.
Më fal , por nuk mendoj se do kishte mjaftueshëm oksigjen për të dy, sepse besomë, ështe një rrugëtim i gjatë, ku vetëm njëri mund të mbijetojë..
Por gjithsesi, Ishte kënaqësi të ndaja me ty nje pjese të rrugëtimit tim...
​
Bazuar ne librin "Pertej Kufijve" , Fabio Volo
Themelet e Dashurisë !
Një lidhje që rindërtohet me themele të prishura,
është më e fortë se një qytet që rindërtohet pas një tërmeti...
Kërkon kohë..
Madje disa herë të bën të humbasësh durimin..
Të lodh...
Ama të fal mundsinë të dashurosh sërisht,
të njëjtin trup,
të njëjten zemër,
të njëjtën mëndje..
Të njëjten dashuri, por të rindërtuar me ndjenja të reja...dhe me pak grimca kujtimesh...
Sa bukur është të biesh në dashuri disa herë me të njëjtin person.
e dua, por nuk e dashuroj !
E cuditshme sesi ne jemi të aftë të ndjejmë një llojëshmëri ndjenjash..
Ngjajnë shumë me njera tjetrën, por në të vertetë, janë shumë të ndryshme.
Fluturat në bark, pëlqimi fizik, kimia, janë këto disa nga ato "feelings" që shumica e njerëzve i fusin tek thesi i dashurisë..
Personalisht mendoj se njeriu është i aftë të dojë shumë persona
në jetën e tij,
Por vetëm NJE HERE mund të dashurojë.
E nuk është e thënë të jetë kjo "first love".. Njësoj sic nuk mund të jetë dhe dashuria e fundit.
Sa prej jush kan ndjerë mall për dikë?
E kanë menduar shumë, por nuk kanë dashur që ai person të kthehet në jetën e tij...
Sa prej jush, fatkeqësisht ka provuar ndarjen ?
Sa ditë keni qarë për atë?
Sa ju desh ta zëvendësonit me një të ri ?
E mbi të gjitha, për sa kohë ishit të aftë ti thonit "të dua" një tjetër personi në jetën tuaj...
Shumë konfuzohen, mendojnë se dashurojnë cdokënd ...
Gënjeni veten !
Nëse ju mungon dikush, por nuk e doni më në jetën tuaj,
Ju nuk e Dashuroni.. Ju thjesht e doni atë person.
Por kur ju mungon edhe kur e keni aty, kur e doni në jetën tuaj dhe pse mund të keni shumë arsye për të vërtetuar të kundërten,
kur doni ta afroni akoma më shumë dhe pse ai/ajo mundohet tiu shtyjë ...
Atehëre ju e dashuroni me të vërtetë atë person.
Po pasi ndaheni nga ai/ajo ?
Ju desh disa ditë për tu tharë lotët?
Ju desh dhe disa ditë për ta rifilluar dhe njëhere jetën tuaj... ?
Ju desh pak muaj për ta gjetur një person që ti dhuroni sërisht kohën tuaj dhe normalisht, fjalën "të dua" ?
Atëherë është e sigurt që dhe në këtë rast ju NUK KENI dashuruar.
E keni dashuruar vërtet dikë, kur dhe pas ndarjes, e keni të pamundur ti thani lotët...
Kur nuk mjaftojnë as ditët e as muajt për të rifilluar jetën.
Kur ti nuk e ke të mundur ta mendosh veten me dikë tjetër në krahë,
E kur nuk mund ta konceptosh faktin se mund ti thuash "të dua" një personazhi të ri në jetën tënde.
E dashuron vërtet dikë, atëher kur mendon se ajo fjalë ishte vetëm e tija/saja, dhe nuk i përket askujt tjetër.
E dashuron dikë atëherë kur mundohesh të kërkosh copëza të karakterit te tij/saj tek "kandidatët" e tjerë..
Mos e harxhoni kohën tuaj duke menduar se jeni të dashuruar...
Mos e gënjeni veten..
Nëse jeta të ka dhuruar një DASHURI , je me fat..
Por nëse jeta të ka dhururar dikë qe ti E DO...Atëherë Shijoje...
A më do ?
Hey.. Si je ?
Si po ndjehesh tani që jemi përball njëri tjëtrit ?
Më shiko në sy ... Më thuaj...
Të mërr malli për mua kur je vetëm ?
Të kujtohen puthjet dhe prekjet e mia?
E di sa dhemb ?
Me t'pas përball e mos me t'prek...
Besom, ngadalë ngadalë ti ke me u pendu.. Dikur m'ke pas tënden e sot m"ke lëshu..
Si ndjehesh tani kur të tjerët flasin pse ne nuk jemi më bashke ?
Mua më dhemb...
Se deri dje ke flejt në krahun tem.
E sot në krahët e tjetrës flen.
Më shiko në sy e më thuaj. ..
A mëë do sërisht?
Më thuaj...
A do ti kesh sërisht puthjet e mia ?
Më thuaj...
Pse po kërkon të rishkruash të njëjtin libër që ti vetë refuzove ta lexoje deri në fund.
Shumë pytje apo jo ?
Shumë pyetje, dhe asnjë përgjigje...
T'më kishe fal pak më shume pika dashurie,
E unë t'kisha dhën oqean lumturie...
Drita e syve !
Bashkë po kalojmë në një fletë tjetër, ose ndoshta në një kapitull te ri,
Atë të dashurisë së përjetshme...
​
Aty ku fjala TE DUA merr jetë !
​
Aty ku hëna është aq e zbehtë, pasi dritën e kam unë në krahët e mi..
Aty ku ata sytë i marrin shkëlqimin lindjes së diellit cdo mëngjes..
​
Fjala TE DUA merr jetë pikërisht ATY.
Në aromën tënde ! Aromë e cila më mbush me frymë, duke e bërë oksigjenin krejt të pa nevojshëm.
​
Fjala TE DUA merr jetë vetëm atëherë kur ti kupton se nuk të duhet asgjë në këtë botë.
​
Nuk më duhet hëna e dielli, pasi je TI ai që i jep dritë syve të mi,
Nuk më duhet oksigjeni, pasi je TI Ajri im..
​
Nuk më duhet asgjë më shumë për të jetuar,
ME DUHESH VETEM TI !
​
Dhe e di, që me ty në krahë, do të jetë udhëtimi më i bukur i jetës time !
Fund..!
Nën dritën e qiririt tres vetminë,
Nën errësirën e natës vras pagjumsinë..
​
Mendimet, iluzionet, dëshirat e kota të cilat shtypen nga fjalët e plogëta...
​
Mundohem të gjej qetësi, por s'arrij dot,
Mesa duket cdo përpjekje qënka e kotë...
​
Pse marr frymë ? Pse jetoj ?
A thua dikujt në këtë botë i interesoj ?
​
ASKUJT...Madje as dhimbjes më...
​
Ashtu, njëjtë si ky qiri, treten lotët, dhimbja , trishtimi im...
Duke vuajtur e vetme në botën pa mbarim...